33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Franca dhe Gjermania me asamble të përbashkët parlamentare

spot_img

Asambleja Kombëtare e Francës e ka miratuar marrëveshjen e cila parashikon krijimin e një asambleje të përbashkët parlamentare me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes Francës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja u pranua me mbështetjen e dhënë nga Lëvizja Republika në Marshim (LREM) e cila është në pushtet dhe themeluesi i së cilës është presidenti Emmanuel Macron, Partia e Republikanëve (LR) e qendrës së djathtë, Partia Socialiste (PS) e qendrës së majtë dhe Lëvizja Demokratike (MoDem).

Pritet që marrëveshja të hyjë në fuqi kur ajo të miratohet edhe nga Asambleja Federale e Gjermanisë dhe në rast se ajo miratohet seanca e parë do të mbahet më 25 mars në Paris.

Në asamblenë e cila do të mblidhet dy herë në vit, do të jenë të pranishëm 100 deputetë, nga 50 për secilin vend. Thuhet se marrëveshja u lejon vendeve të heqin dorë nga rregullat e ligjit kombëtar në rajonet kufitare.

Themelet për forcimin e bashkëpunimit mes Francës dhe Gjermanisë u hodhën me Marrëveshjen e Aachen-it të nënshkruar më 22 janar. Marrëveshja synon të fillojë një epokë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve, të sjellë partneritetin në një nivel të ri dhe për t’u përgatitur për sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat