TË FUNDIT

Fshihnin kokainën në park, ja si u zbuluan dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohen për shitje të narkotikëve.

Ata vepronin duke përdorur një biçikletë për të shitur drogën, por edhe për ta fshehur.

Dy të arrestuarit janë të moshave 24 dhe 26-vjeçare.

Policia ka dyshuar tek njëri prej shqiptarëve, të cilin e kanë ndjekur drejt parkut ku ai po shkonte me një biçikletë.

Ai do të fshihte aty disa doza të paketuara me kapsula plastike.

Ndërkohë nga kontrolli në apartament u gjet edhe një shqiptar tjetër, si dhe 35 gramë kokainë e ndarë në dhjetëra doza, si dhe një shumë parash prej afro 700 euro

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat