Meteorologia Tanja Porja ka qenë e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ku ka thënë se temperaturat në vendin tonë gjatë fundjavës do të jenë relativisht të larta.
“Sot ka pasur një tjetër rritje të temperaturave të mëngjesit. I gjithë territori shqiptar është me vlera pozitive, përjashtuar Pukën që zero gradë. Ndonjë zonë e thellë është minus 1.
Presim goxha ditë me mot të kthjellët. Sot, nesër mot i kthjellët, nuk do ketë reshje. Nesër priten temperatura edhe 7 gradë më të larta në disa zona. Shkurti i surprizave. Këto janë temperatura tipike të majit.
Në fundjavë do të na duket tamam si në Dubai, flas për kushtet e motit”, tha meteorologia.

