TË FUNDIT

Fundoset banda e drogës, 3 në pranga në Shqipëri dhe Itali

Një operacion ndërkombëtar i koduar “Transportuesi 2018”, në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe atë italiane, ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar në të njëjtën orë në Itali dhe në Shqipëri, dhe gjatë tij është kapur në Durrës një shqiptar si dhe dy italianë në shtetin fqinj.

Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.

Aktualisht vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat