30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Gabimet që bëni çdo mëngjes

spot_img

Menjëherë sapo zgjohemi nga gjumi, gjëja e parë që bëjmë është pikërisht larja e fytyrës. Por ne jemi duke harruar të hidratojmë dhe pastrojmë gjithashtu edhe pjesën e qafës. Mjekët dhe ekspertët theksojnë se larja dhe hidratimi i qafës bën të mundur reduktimin e rrudhave.

Nëse bëni dush çdo mëngjes dhe krihni flokët pa i tharë, atëherë ju jeni duke gabuar. Gjithnjë flokët duhen tharë e më pas duhen krehur për të eliminuar këputjen e tyre.

Një tjetër gabim që bëjmë çdo mëngjes është ngritja menjëherë nga shtrati. Asnjëherë mos u çoni përnjëherë sepse mund të pësoni luhatje tensioni, marrje mendsh dhe dhembje koke. Përpiquni të çoheni me ngadalë nga shtrati derisa trupi të normalizohet./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat