Gafa e javës vjen nga Tirana-Kukësi (video)

Kukësi e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të ndeshjes që po luan kundër Tiranës, por vendasit kanë shpërdoruar një rast të artë gjashtë minuta më parë.

Në të 28-ën, në fakt, Hasani është gjendur i vetëm përballë portës së verilindorëve dhe e ka dërguar topin jashtë me një goditje shumë të gabuar.