fbpx

Gara për Bashkinë e Vlorës, vihet në pikëpyetje Dritan Leli

maxresdefault-4.jpg

Në Kongresin e mbajtur ditën e shtunë nga Partia Socialiste u konfirmuan kandidatët për disa nga bashkitë e vendit.

Përveç rikandidimit të Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës, u vu re edhe kandidatura e Pjerin Ndreut për drejtimin e Lezhës, i cili tashmë do të lërë mandatin e deputetit për t’iu bashkuar fushatës elektorale.

Sa i përket Fierit, Armando Subashi është një tjetër kandidaturë e rikonfirmuar. Elbasani do të ketë një prurje të re siç është Gledian Llatja. Në Korçë Sotiraq Filo kërkon një tjetër mandat dhe Majlinda Bufi në Roskovec. Por, pikëpyetja më e madhe mbetet se cilën figurë të saj do të kandidojë Partia Socialiste për bashkinë e Vlorës.

Megjithëse, në Kongres u theksua se Dritan Leli do të kërkojë një mandat të dytë, ai mbetet ende i pakonfirmuar për të qenë kandidat zyrtar i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas burimeve konfidenciale për ‘Real News’, theksohet se Leli mbetet ende i pakonfirmuar për të qenë një kandidat zyrtar i socialistëve.

Ende nuk dihen arsyet e këtij moskonfirmimi, por pakënaqësitë e shumta të qytetarëve, situata e vështirë ekonomike dhe rritja e kriminalitetit përgjatë viteve të fundit në qytetin bregdetar mund të bëjnë që lidershipi i Partisë Socialiste mund të mendojë një kandidaturë tjetër për qytetin e Vlorës. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303