TË FUNDIT

Gardiani i burgut grek dhe i burgosuri shqiptar, me hundë silikoni dhe paruke bënin namin duke vjedhur

Një gardian burgu dhe një ish- i burgosur shqiptar kanë rënë në pranga nga policia pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Të dy maskoheshin duke vendosur paruke dhe hundë silikoni, duke bërë kërdinë nëpër dyqane dhe jo vetëm.

Gardiani, një 53-vjeçar grek dhe shqiptari, u kapën në flagrancë teksa po kryenin një plaçkitje në një dyqan në Alimos. 49-vjeçari shqiptar ishte arratisur nga burgu ku po vuante dënimin duke shkelur lejen 3-ditore që i ishte dhënë.

Gjithashtu, ata përdorini motoçikleta të vjedhur për t’u larguar nga vendi i krimit.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia greke gjeti dhe konfiskoi: një pistoletë, fishekë, maskime të ndryshme, një uniformë policie, një çekiç dhe një kasketë motori.

Deri më tani, shtatë grabitje dhe tre përpjekje për të hyrë në postë, farmaci dhe supermarkete janë bërë që nga prilli i vitit 2018 në zona të ndryshme të Atikës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat