Garoi në Maratonën Kombëtare të Notit në Sarandë, vdes sapo del në breg

3a2961fcadc8c69c63ab799e734911b9_L.jpg

Ka përfunduar me një jetë të humbur Maratona Kombëtare e Notit në Sarandë.

Mësohet se një notar ka humbur jetën, pasi marrë pjesë në garë. Viktima është identifikuar si Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha.

72 vjeçari ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin, i cili ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë një arrest kardiak.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303