fbpx

Gati kanabisin për ta shitur, kapet në befasi 19-vjeçari në Maliq

maliqi-267x350.jpeg

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi u kap në befasi nga policia me drogë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë K.P., banues në fshatin Veliternë të Maliqit.

Adoleshentit iu gjetën dhe më pas sekuestruan 50 gr kanabis.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit trupor të ushtruar në lagjen nr.1 Pogradec dhe më pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e drogës e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303