fbpx

Gazetari i përvishet Veliajt: Ky është përdhunim i pështirë që iu bëni njerëzve

maxresdefault-1-1.jpg

Gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një foto nga urbani i Kasharit ku shfaqet një person i djerësitur nga mungesa e kondicionerit.

Sipas Tomorrit, Veliaj rriti çmimin e biletës me qëllim për,itrësimin e shërbimit, por ky është një përdhunim i pështirë që i bëhet njerëzve.

Tomorri shkruan se bashkia e Tiranës po kërkon të binjakëzohet me bashkinë e Mogadishut në Somali.

Në mbyllje të shkrimit të tij, Klodian Tomorri i ka shpallur një sfidë Veliajt.

Postimi i plotë: Kjo fotoja nuk eshte etike, por me mire pa etike dhe kunder padrejtesive se sa me etike dhe i heshtur.

Per te gjithe miqte qe bejne shaka se pse bej shkrime per urbanin e Kasharit. Sapo zbrita nga autobusi. Une isha ai qe djersita me pak. Te tjeret u bene edhe me keq. Nuk ka kondicionera ne autobus.

LEXO EDHE:  “Ai afrohet drejt meje dhe…”/ Trump akuzohet përsëri për përdhunim dhe ngacmim seksual

Kur lali u ul tek ai Kolltuku i Bashkise, e ngriti cmimin e biletes se urbaneve me 33 per qind per nje dite. Justifikimi ishte po rrisim cmimin se do permiresojme sherbimin dhe kushtet per pasagjeret.

Ky eshte nje perdhunim i peshtire qe keta u bejne njerezve. Bashkia i garanton monopolin me licence operatorit privat. Ja rrit cmimin sa i do qejfi atij, nderkohe qe qytetaret i masakron. I detyron te udhetojne ne vape 35 grade, pa ajer te kondicionuar.

Sic duket bashkia e Tiranes po ben plane te binjakezohet me bashkine e Mogadishut ne Somali per te shkembyer eksperiencat se si i pallojne njerezit masivisht me monopolet e tyre te ndyra.

Lali, te jap fjalen qe do votoj per ty nese udheton tre dite rresh nga Kashari ne Tirane me linjen e urbanit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303