TË FUNDIT

Gazetari: Qeveria rruan për dy ditë 165 mijë euro për t’u mësuar fermerëve si të punojnë tokën

Gazetar i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar aktivitetin që pritet të organizohet nga Ministria e Bujqësisë, ku pritet t’u mësojë fermerëve si të punojnë tokën.

Për këtë aktivitet dyditor i titulluar “Shqipëria punon tokën”, janë parashikuar të shpenzohen nga buxheti i shtetit 165 mijë euro.

“Muajin tjetër Ministria e Bujqësisë do te zhvilloje një aktivitet dy ditor me teme “Shqipëria punon token”.

Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milione leke te reja ose 165 mije euro. Për dy dite. Se do hane këta, do pine verëra te shtrenjta, gjera dhe do ti rruajnë 165 mije euro aty.

Por kulmi i ironisë është aktiviteti ne vetvete. Ministri i Bujqësisë me profesion jurist, bashke me këshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mësues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermerë dhe do u mësojnë si te punojnë token. Dmth hajde baba te të tregoj arat. Këtu pjell mushka përfundimisht”, shkruan gazetari.

Statusi i plotë: Hajde baba te të tregoj arat.

Bëmat e Rilindjes nuk rreshtin asnjëherë se te mahnituri. Perla e radhës është e Bledi Cucit, ministrit te Bujqësisë.

Muajin tjetër Ministria e Bujqësisë do te zhvilloje një aktivitet dy ditor me teme “Shqipëria punon token”.

Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milionë leke te reja ose 165 mije euro. Për dy dite. Se do hane këta, do pine verëra te shtrenjta, gjera dhe do ti rruajnë 165 mije euro aty.

Por kulmi i ironise është aktiviteti ne vetvete. Ministri i Bujqësisë me profesion jurist, bashke me këshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mësues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermerë dhe do u mësojnë si te punojnë token. Dmth hajde baba te te tregoj arat. Këtu pjell mushka përfundimisht.

Si nuk doli një here nje ministër financash t’ja u prese duart këtyre zyrtareve te shtetit dhe administratës kur i fusin tek buxheti per këto traplliqet si ky aktiviteti. Si shushunja, per cdo gje sulm buxhetit.

Gjeni një njeri me gërshëre ne dore nja tre muaj. Te beje vetëm një gjë. Kush zgjat duart te buxheti fap, prerje gishtash. Vetëm kështu zëne mend se nuk ndalen ndryshe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat