fbpx

Gazetari: Qeverisë së Holandës nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë

Gazetari nga Holanda, Vincent Van Gerven Oei në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se parlamenti ka një mocion ku qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë.

“Parlamenti ka adaptuar një mocion që thotë që qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. Qeveria ka mundësi në momentet e fundit të injorojë këtë mocion, por problemi është që për momentin qeveria është në pakicë në Senat dhe nuk jemi të sigurtë nëse ata e mendojnë të arsyeshme të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në Senat për këtë arsye”, u shpreh gazetari holandez, Vincent Van Gerven Oei.