Gazetari tregon prapaskenat: Edhe vetë Tahiri u çudit

Teksa po komentonte vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, gazetari investigativ Basir Çollaku, që është marrë edhe me këtë çështje, në një intervistë për Syri TV është shprehur se, gjithçka është bërë me një regji qendrore, që nuk ka dashur dënimin e ish ministrit socialist.

“Unë rezervoj në dyshimet e mia, në infot që kam që çojnë drejt provës për fajësinë e ish ministrit. Përse prokuroria u ngadalësua, u shpërbë, prokurorët u çuan nëpër kodra e gërxhe. Se të bashkakuzuarit e Tahirit janë dënuar në Itali. Janë më cilësorë këta tanët se sa anti-mafia italiane? Kush i ndihmoi për ta sjellë në Itali?

Shkëputja e dosjes është nga një regji qendrore. Nëse nuk ka prova shpalle të pafajshëm. Kanë ndërryrë aq fortë sa kanë habitur edhe ish ministrin. Ai e di se çfarë ka bërë. Ai priste me të drejtë një gjykim ndryshe. A është vettingu, kompromisi, paraja?

“Ne kemi parë shumë prova për dosjen e zotit Tahiri”, do të shprehej ish ambasadori amerikan Donald Lu. Më tej ambasada e SHBA do të shprehej se ka presion ndaj prokurorëve”, është shprehur ndër të tjera Çollaku