23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Gazi ndaj fëmijëve, marshimi i heshtur në Tiranë: Rama si Asadi!

spot_img

Protesta e djeshme e opozitës së bashkuar nuk kaloi pa përplasje mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e ‘dhunshëm’ para godinës së Kuvendit.

Por, veprimi i policisë dhe gazi i hedhur për të shpërndarë turmën, është kritikuar ashpër nga qytetarët, ndërsa opozita ka marshuar sot para ministrisë së Brendshme duke dënuar veprimin e forcave të rendit.

Vajza e vogël, e goditur dje në protestë me gaz lotsjellës, është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes së policisë me qytetarët.

Fëmijët mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”.

Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare. Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat