Gjatë daljes së tij para mediave, ish-kryeministri Berisha u pyet për aktorin Gazment Paja dhe faktin se ky i fundit do të jetë investitor strategjik në Dhërmi, pasi do të investojë në 133 metra katror tokë për ngritjen e një resorti turistik.
Ish-kryeministri deklaroi se kryeministri Rama ka shpërblyer me një dhuratë mikun e tij Paja, duke theksuar se kjo është një vjedhje me VKM.
“Për të lumturuar Edi Ramën dhe Gaz Pajën. Është vjedhja dhe skandali dhe vjedhja më e fundit që i bëhet pasurisë së këtij vendi. Dhe ky është akt i shëmtuar. Dëshmi flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë dhe pronat publike. Është e dënueshme dhe e pa pranueshme. S’kan të bëjnë me artin këto, se kanë të bëjnë me vetëm veset më të këqija të njeriut.” tha Berisha.

