Gazment Bardhi ironi të thellë ndaj kryebashkiakut Babani: Cilin nga 4-5-6-7 emrat…

Edhe pse kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani mohon akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali dhe se e ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit, PD sërish nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi e paralajmëron se avokatët do t;i duhen në procesin e gjatë që ka përpara.

Në nëj postim në Facebook, Bardhi ironizon me Babanin kur i thotë se me cilin prej “4-5-6-7 emrave do të duhet të të kërkoj…”.

“Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”, shkruan Bardhi.