fbpx

Gazment Oketa thirrje ish-funksionarëve të lartë të PD: Të bashkohemi që të…

Oketa-600x293.png

Ish-zv/kryeministri Gazment Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur rotacionin politik. Në një intervistë për ‘ABC News’, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.

Gazment Oketa vendosi të thyejë vendimin e tij dhe u kthye një vit më parë në shtëpinë e tij të parë politike. Ish-zv/kryeministri, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë demokratë të rikthehen për ta bërë sërish fituese forcën e tyre politike.

Partinë Demokratike e këshillon të aktivizojë funksionarët e saj të lartë për të negociuar m e ish-funksionarët e saj, duke e parë si jofunksionale ftesat mediatike. Ftesën e ka edhe për ish-kryetarin e forcës së tij politike, Bamir Topi aktualisht kryetarin e Frymës së Re Demokratike.

Advertisement

Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë. Opozita e bashkuar është në fazën finale të përgatitjes së një platforme për daljen nga kriza ku demokratët do të japin alternativën e tyre qeverisëse përballë shqiptarëve. (ABC News)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303