TË FUNDIT

“Gënjeve në dëshmi”/ Pas Ahmetajt, Veliaj përplaset me Tabakun: Qetësohu, do debatosh me mua tani?

Nuk ndalen debatet në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët. Pas Ahmetajt, ka qenë Kryebashkliaku Erion Veliaj që është përplasur me Jorida Tabakun.

Debatet:

Jorida Tabaku: Lexo vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Erion Veliaj: Merr pushim dhe qetësohu. Unë mund të rri edhe tre ditë këtu.

Jorida Tabaku: Jam shumë e qetë

Erion Veliaj: Bashkë jemi përballur dhe Gjykata të ka nxjerrë shpifse.

Jorida Tabaku: Përballë do më kesh, ti e përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot.

Erion Veliaj: Qetësohu. Pi pak ujë. Lexo vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në dallim të demokratëve në Vorë e Kavajë, unë ngarkohem për zbatimin e detyrimeve. Mos ngatërroni Këshillin, Qarkun dhe Bashkinë. Do bësh debat me mua tani? Po qetësohu? Më kanë autorizuar për përdorimin e buxhetit. Po ta lexova moj… Për buxhetin e landfillit moj më kanë autorizuar.

Jorida Tabaku: Sapo gënjeu në dëshmi, administroni provën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat