Gent Cakaj nis takimet në nivel ndërkombëtar

Ministri i ri Jashtëm, Gent Cakaj ka nisur menjëherë takimet në nivel ndërkombëtar. Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës Cakaj, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës evropiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë./real-news.tv/