Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 36-vjeçares në Durrës nga bashkëshorti. Hajsbije Kuka, 36 vjeçe është qëlluar 6 herë më thikë në trup nga Adriatik Kuka, duke përfshirë dhe zemrën.
Bëhet me dije se burri e ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijës së tyre të mitur, 10-vjeç. Në një prononcim për media, daja e autorit shprehet se 36-vjeçarja ishte një grua e mirë dhe e urtë.
Sipas tij, Adriatik Kuka bëhej xheloz pasi gruaja e tij sapo kishte nisur punë./real-news.tv

