Gjendet e masakruar me thika 56-vjeçarja shqiptare

Një grua 56-vjeçare është gjendur e masakruar në shtratin e saj, në banesë. Gruaja është një shqiptare nga Kosova që jeton në Francë. Bashkëshorti i të vrarës e ka gjetur atë të vrarë në shtratin e saj të martën në mëngjes.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze ajo është therur disa herë me thikë dhe ka qenë e goditur në qafë.

Bashkëshorti i viktimës akoma nuk është intervistuar nga hetuesia, pasi është në gjendje shoku dhe është shtrirë në spital.