fbpx

E rëndë në Memaliaj, gjendet e masakruar një grua në banesën e saj

1556608248_1550143033vrasjetirane1ok.jpg

Një grua është gjetur e pajetë në banesë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes.

Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç.

Gruaja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit duke nisur hetimet, ndërsa dyshohet se 53-vjeçaren e ka vrarë burri, Skënder Hoxha.

Bashkëshorti është shoqëruar nga policia pas ngjarjes ku po pyetet nga grupi hetimor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303