Gjendet i vdekur amerikani, policia njofton se….

Një turist amerikan i moshës 62-vjeçare është gjetur i vdekur në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, ai kishte ardhur në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet.

Trupi i tij është dërguar në morg për të kryer autopsinë. Deri tani, nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Ndërkaq mësohet se policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e tij.