fbpx

Gjendet i vdekur një 31-vjeçar te Liqeni i Thatë, detajet

0bda2aeb6c27936cf8b0ead0af8e2f78_L.jpg

Një 31 vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia në afërsi të Liqenit të Thatë mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit, në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1,  është gjetur i pajetë shtetasi  G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1,  është gjetur i pajetë shtetasi  G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ky shtetas ishte  shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303