Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në Korçë, detajet e para

Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Bëhet me dije se ai ka qenë i vetëm në banesë.

Sipas informacioneve të para, raportohet se 57-vjeçari mund të jetë vrarë.

Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Autoritetet dyshojnë se viktima është vrarë nga ndonjë grabitës./real-news.tv