Një shqiptar është gjetur i pajetë në shtetin grek, pikërisht në fshatin Kefalovriso, në Trikala.
Raportohet se trupi i 45-vjeçarit është gjetur në orën 08:30 të mëngjesit të ditës së sotme.
Bëhet me dije se ai jetonte në një kasolle krejtësisht i vetëm dhe trupi i tij u gjet jashtë saj.
Ndërkohë, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nga ana tjetër policia po bën ekspertizën.
Deri më tani dyshohet se shqiptari ka vdekur nga shkaqe natyrale./real-news.tv

