Gjendet jahti luksoz i braktisur në Shëngjin, ja ç’ndodhej brenda tij

jahti-qe-u-gjet-n.jpg

Një jaht luksoz është gjetur pasditen e djeshme, 15 milje nga porti i Durrësit. Jahti u gjet nga një peshkarexhë, e cila e rimorkoi deri në portin e Shëngjinit, ku edhe u ankorua rreth orës 22.00.

Jahti kur u gjet ishte me motor të ndezur, por brenda tij nuk kishte asnjë person. Brenda jahtit janë gjetur dy pasaporta turke, të cilat dyshohet se iu përkasin pronarëve. Jahti ka në bord flamurin turk. Ai është model “Catamaran”, 13 metra i gjatë,  me një vlerë jo më pak se 500 mijë euro.

Jahti ndodhet i ankoruar në Portin e Shëngjinit, ndërsa ende janë anonim pronarët dhe rrethanat në të cilat ka mbërritur në Adriatik. Policia kufitare ka nisur menjëherë verifikimet për jahtin e braktisur për të gjetur pronarët e tij.

jaht jaht 6 jaht 5 jaht 4 jaht 3 jaht 2 jaht 1
<
>
scroll to top