Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në mes të Tiranës. Sipas policisë një i ri është gjetur i vdekur në një prej zonave në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.
“Rreth orës 16:00 në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip ‘BMË’, shtetasi R. B.,38 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shtetit.

