Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen ‘Dunavat’, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Palorto’ të Gjirokastrës. Sipas policisë, sot rreth orës 16:10, njoftohemi se në lagjen “Palorto”, Gjirokastër, shtetasja S.Zh. rreth 85 vjeçe, është gjetur e pajetë në banesë nga komshinjtë e saj, shtetasja e mësipërme jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune përveç një shenje të shkaktuar si shkak i rrëzimit nga tensioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

