Gjermani, përplasen për vdekje dy motrat shqiptare nga Gjakova

3.bild_.jpg

Dy shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, personat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara me dy vëllezër me iniciale H.Sh dhe F.Sh.

Viktimat janë me origjinë nga Gjakova. Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në aksidentin tragjik u përfshin dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat shqiptare.

Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë  shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303