fbpx

Gjermania: Mos ndryshoni kufijtë, ndryshe ju pret…

roth.jpg

Ministri gjerman i shtetit Michael Roth u shpreh se Gjermania është kundër korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, përsiatje të tilla janë të rrezikshme për rajonin.

Duke u ndaluar në rolin e Shqipërisë në Ballkan, ministri gjerman theksoi se pret nga vendi ynë të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive për stabilitet në të gjithë rajonin.

Në një intervistë për “Deutsche Welle” Roth saktëson se çdo ndryshim kufijsh do të destabilizonte krejt rajonin.

“Nga Shqipëria  ne presim që kjo ta përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik dhe të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive për stabilitet në të gjithë rajonin. Kjo vlen veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë, si pjesë e rajonit, që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të ri të Ballkanit Perëndimor, gjë që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve”, tha Roth.

Ndryshimi i kufijve sipas Roth do të prodhonte efekt domino. Për këtë arsye, sipas tij edhe Gjermania ka dalë kundër.

“Qëndrimi ynë është se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta rrisë stabilitetin në të dyja vendet dhe në rajon. Unë nuk shoh se si mund të arrihet kjo me ndryshime kufijsh. Përkundrazi, Ballkani Perëndimor nuk do të binte në qetësi. Nga vendet fqinje dëgjoj vazhdimisht se ata janë të shqetësuar për këtë diskutim, sepse shohin rrezikun e efektit të dominosë. Për proceset e anëtarësimit në BE kjo me siguri që nuk do të ishte aspak e dobishme.”, është shprehur Roth./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303