Qyteti i Gjirokastër ka mbetur pa drita pasi raportohet se shkak është bërë djegia e siguresave 20 kv.
OSHEE njofton se nga djegia e tyre kanë mbetur pa tension fiderat, që i jepnin energji elektrike të gjithë qytetit.
Njoftim për abonentët Gjirokastër
Për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, te cilat furnizojnë qytetin.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

