18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës dhe Malltezit për liri! Mbeten në arrest shtëpie

spot_img

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të mbeten në arrest shtëpiak. Kërkesa e radhës e tyre për liri në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka

Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit ata argumentonin se në këtë fazë që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkonin vendosjen e një mase me të lehtë.

Sali Berisha dhe dhëndri  i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.

Disa herë gjykata u ka thënë jo kërkesave te tyre për ndryshim mase, por avokatët e dy të akuzuarve nuk heqin dorë nga këto kërkesa duke iu drejtuar thuajse çdo javë gjykatës për të mundësuar lirinë për dy klientët e tyre. Ndërkohe që prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet ndryshimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre ne arrest shtëpi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat