TË FUNDIT

Gjonaj: Shqipëria dhe Kosova, vëmendje te lobimi në Uashington

Anëtari i i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj ka folur theksuar se udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta përqendrojnë vëmendjen tek lobimi në Uashington, sepse vitet e fundit Serbia ka bërë hapa të mëdha në këtë drejtim.

Këtë prononcim, Gjonaj e ka bërë për zërin e Amerikës, ku më flet për projektin e ri të komunitetit shqiptaro-amerikan, për vendosjen e shumë flamujve të zi me shqiponjën e kuqe në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën

“Së pari unë dua të falënderoj komunitetin shqiptaro-amerikan për bujarinë e tyre për ta bërë të mundur këtë projekt. Qëllimi është që të kemi një flamur për çdo viktimë të luftës në Kosovë në autostradën që lidh Tiranën me Prishtinën. Në mesin e tyre do të jenë 1696 simbole të zeza. Do të jenë flamuj të zi me shqiponjë të kuqe dhe më emrat e viktimave dhe personave të zhdukur. Mbishkrimi ‘Për Viktimat dhe të Zhdukurit’ në simbolin e këtyre flamujve është për të na kujtuar ne dhe këto familje që kanë patur humbje të tmerrshme se ne nuk e kemi harruar këtë. Kjo po bëhet për t’ia kujtuar popullit shqiptar koston e luftës dhe shpresojmë që të ripërqëndrojmë vëmendjen tek çështjet me përparësi”, tha Gjonaj.

Më tej, ai tha se Kosova nuk është larguar nga dialogu, por ka qenë pikërisht Serbia.

Duhet t’ia kujtojmë komunitetit ndërkombëtar se Kosova kurrë nuk e ka lënë tryezën e negociatave, por është Serbia ajo që është larguar nga negociatat dhe ka përdorur një tarifë të thjeshtë që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e tyre, ndërsa Serbia nuk u përgjigjet pyetjeve se ku janë kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë”, theksoi ai./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat