fbpx

Gjykata e Apelit merr vendimin për stomatologen që mashtroi 10 biznesmenët

stoma.jpg

Gjykata e Apelit të Durrësit jep vendimin për stomatologen Olesia Duka, e akuzuar për mashtrim ndaj biznesmenëve.

Mësohet se Apeli e ka dënuar stomatologen me 6.8 vite burg. Ndërkohë shkalla e parë e kishte dënuar Olesia Dukën me 10 vite burg.

Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018. Kjo e fundit akuzohet nga Prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda” për 10 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh. Për t’u dukur si një biznesmenë e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303