Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës.
Haradinaj kishte kërkuar përcaktimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas dorëheqjes së tij.
“Gjykata doli në përfundimin se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses, pas seancës shqyrtuese të mbajtur më 4 shtator 2019.
Megjithatë, gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund të ushtrojë një qeveri në dorëheqje.

