25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin për “përgjimet e policisë”

Gjykatën Kushtetuese zhvilloi seancën gjyqësore për ligjin e Policisë së Shtetit, për mbikëqyrjen e qytetareve pa autorizimin e prokurorisë dhe gjykatës. Kjo gjë është kundërshtuar fort nga Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit, të cilat e çuan këtë projektligj në këtë gjykatë. Ata kërkojnë të shfuqizohet neni 131 ku parashikon përgjimin në ambiente publike. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca tha se ligji shkel të drejtat, liritë e njeriut si dhe parimin e sigurisë juridike.

Policia merr një atribut pa asnjë standard për të bërë vëzhgime masive pavarësisht se terminologjia mund të transformohet. Përderisa asnjë organ nuk e mbron të drejtën e privatësisë, kjo është një shkelje. Privatësia është një e drejtë e garantuar. Asnjë nga kriteret e përcaktuara nga gjykata europiane nuk zbatohen në këtë ligj. Në të njëjtën linjë ishte edhe përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit, Erinda Skëndaj.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga hyrja në fuqi, udhëzimi nuk është nxjerrë brenda afatit ligjor, 3 muaj. Çdo pjesë dhe element lidhet ngushtësisht me të drejtat dhe liritë e shtetasve. Mund të çojë në shkelje të këtyre të drejtave, mund të çojë në abuzime potenciale, lidhur me të drejtën për një jetë private.

Por, këto argument u hodhën poshtë nga përfaqësues së Kuvendit. Ata thanë se ligji u ndryshua në funksion të parandalimit të veprave penale, ku termi gjurmim dhe përgjim janë sinonime të njëra-tjetrës. Pas debateve të shumta mes institucioneve, ky ligj është ndryshuar dy herë, ku fjala përgjim u zëvendësua me mbikëqyrje

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat