Gjykata vendos: Ish deputeti i PDIU nuk kthehet më në kuvend

Screenshot_20.jpg

Gjykata Administrative rrëzon deputetin e PDIU i cili paraqiti një padi ndaj KQZ duke e cilësuar si të padrejtë shkarkimin e tij si subjekt dekriminalizimi dhe kërkoi rikthimin e mandatit.

Mirëpo, Gjykata e ka cilësuar të drejtë vendimin e KQZ duke thënë se deputeti Rakipi fshehu problemet me drejtësinë që kishte në Itali. KQZ votoinë qershor të 2018-ës me 5 vota pro heqjes së mandatit të Rakipit, sipas kërkesës së Prokurorisë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

 

Në raportin e Prokurorisë shkruhej se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje në 3.11.1998 nën emrin Skënder Ejylbegaj dhe këtë ai s’e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303