fbpx

Gjyqtari i Administratives në sitën e vettingut, 2 kontrata për një pronë, ja ç’deklaroi

gjyqa.jpg

Ditën e sotme është rikthyer procesi i Vettingut, ndërsa përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është paraqitur gjyqtari i Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi.

Hetimi për gjyqtarin Ibi, është kryer në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Është hetuar pasuria ‘shtëpi banimi 127 metra katrorë’, së bashku me tokën bujqësore në Pogradec. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar një tokë bujqësore. Komisioni ka konstatuar mospërputhje ne deklarime, për blerjen e pronës bujqësore dhe një banese.

KPK gjithashtu, ka konstatuar dy kontrata shit-blerje për pronën, njëherë në vlerën 100 mijë lekë, njëherë 145 mijë lekë. Në kontratën e dytë është e detajuar secila nga pasuritë.

Nga analiza financiare e depozitave bankare të deklaruara, iu kalua barra e provës në lidhje me pamundësinë financiare për dy depozita në vlerën 700 mijë lekë, para fillimit të detyrës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303