Pas një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa 27 persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë 6 të tjerë janë shtetas italianë.
Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.
Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite.

