TË FUNDIT

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Gjermani, mbi 50 grabitje të mëdha

Një bandë shqiptare është goditur nga policia gjermane, të cilët akuzohen për 50 grabitje.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Flanders Lindore, mirëpo hetimet kanë nisur më herët.

Raportohet se grupi ka qenë në hetime që nga 26 janari dje rezultatet u bënë publike ditën e djeshme.

8 persona kanë rënë në pranga, 3 prej tyre shqiptarë.

“Dy anëtarët e tjerë të bandës mund të identifikohen gjatë hetimit, përkatësisht një shqiptar 29-vjeçar dhe një tjetër 40-vjeçar, të dy pa vendbanim të njohur”, thotë prokurori publik.

Policia ishte në gjendje të lidhë të dyshuarit me një numër të madh vjedhjesh dhe përpjekjesh për vjedhje në periudhën midis nëntorit 2018 dhe shkurtit 2019.

Banda ka kryer grabitje të ndryshme dhe dyshohet për rreth 50 vjedhje dhe përpjekje për vjedhje në Destelbergen, Sint -Martens-Latem, Sint-Lievens-Houtem, Bruges, Holsbeek, Haaltert, Keerbergen, Beernem, Ëingene, Aalter, Overijse, Oostkamp, ​​Hoeilaart dhe Namur.

Në total, tetë të dyshuarit duhet t’i përgjigjen gjykatës korrektuese në Ghent më 30 Shtator.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat