Goditet banda e trafikantëve në Itali, 2 shqiptarë në pranga

Policia-italiane.jpg

Është shkatërruar banda e trafikut të drogës nga autoritetet italiane, ku në pranga kanë rënë 6 persona.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë tre tunizianë, një maroken dhe dy shqiptarë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të policisë italiane është gjetur plot 300 gram kokainë, 1.6 kilogram heroinë dhe 100 gram hashash, të cilët më pas janë sekuestruar.

Sipas autoriteteve, vlera e tyre shkon deri në 60 mijë euro.

Arrestimi i tyre u bë i mundur në Verona./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303