Goditet grupi prej 4 personash, Policia zbulon armë dhe municione luftarake

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, dhe një po procedohet në gjendje të lirë, pasi gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Selenicës, janë gjetur dhe asgjësuar fidanë cannabis sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri (një automatik model 56′ dhe një pistoletë model 54′) si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë; R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim Krimi”   shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen fidanë cannabis sativa, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë  si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në vijim të kontrollit të territorit, Shërbimet e Policisë Selenicë në bashkëpunim me Strukturat e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike  në një zonë në territorin e fshatit Lapardha të Selenicës.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe asgjësuar fidanë cannabis sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri (një automatik model 56′ dhe një pistoletë model 54′) si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë; R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim Krimi”   shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” të kryera në bashkëpunim.