Goditi me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait, arrestohet vlonjati

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Një i ri qëlloi me sëpatë mbi bashkëshorten dhe vajzën e xhaxhait të tij për motive të dobëta.

Ato ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 27-vjeçari ra në prangat e policisë vetëm pak çaste pas ngjarjes së rëndë

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27-vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.