Është arrestuar një 62-vjeçar, i cili grabiste pacientët dhe të moshuarit në Urgjencën e Spitalit të Fierit.
Bëhet me dije se 62-vjeçari vidhte portofolat e të moshuarve, ku nga hetimet e policisë deri më tani rezultojnë 3 vjedhje.
Autoritetet kanë zhvilluar një operacion prej 1 muaji, ku identifikuan dhe arrestuan Nikollaq Liçin, banues në Kuçovë.
62-vjeçari është konsideruar si ‘tmerri’ i pacientëve në spitalin rajonal të Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”./real-news.tv