Grabitën 1.5 milionë euro sende të çmuara, shkatërrohet banda shqiptare në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, duke u shkatërruar kështu banda e tyre.

Ata janë të moshës 24-33 vjeç, të cilët dyshohet se kishin grabitur 1.5 milionë euro sende të çmuara në disa vjedhje të ndryshme.

Shqiptarët janë ndaluar nga agjentët policorë dhe akuzohen për vjedhje të rënda.

“Ata ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi”, shkruajnë mediat italiane.

Si pjesë e po këtij operacioni u arrestua edhe një shtetas shqiptar, mbi të cilin rëndojnë akuza më të lehta.