fbpx

Grabitën 10 mln euro, zbulohet dhe kapet njëri prej autorëve mu në mes…

kamera-4-1-770x433.jpg

Një person është ndaluar në Elbasan, me dyshimet se ka marrë pjesë në grabitjen e ndodhur në Rinas.  Ai është me inicialet A.H. ndërsa ka qenë punonjës i policisë së shtetit më parë.

Informacionet e para janë kontradiktore dhe ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në super grabitjen e datës 9 prill në mes të ditës në aeroportin ndërkombëtar. Pas ndalimit ai pritet që të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi grupin kriminal dhe ngjarjen e rëndë.

Pas ngjarjes u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë Admir Murataj që cilësohet si organizatori. Policia e Shtetit ende nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me ndalimin e ish-policit në Elbasan.

Por si u paralajmërua përfshirja e tij?

Mbrëmjen e djeshme, gazetari i kronikës, Spartak Koka tha në “Opinion” se një ish-punonjës policie ka patur telefonata me anëtarë të këtij grupi”. Koka tha se dyshohet se ka qenë ai personi që ka telefonuar grabitësit.

“Një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion, që publikoi dhe mëyrën se si lëvizën autoblindat që çuan paratë në Rinas.

vijon…..

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303