Grabitën karburantin, arrestohet autori i tretë

Policia e Peqinit në bashkëpunim me atë të Tiranë ka vënë në pranga një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. I arrestuari është shtetasi K.B., banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, pasi  ky shtetas në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar më parë, nën kërcënimin e armës së zjarrit ndaj rojes të një pike karburanti në Peqin,  dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh dhe disa litra karburant.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.