3 persona kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi kanë grabitur me dhunë një qytetar duke i marrë paratë që kishte.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku tre persona janë arrestuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim”.
Sipas policisë, 3 të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin, duke i grabitur qytetarit një shumë parash si dhe një aparat celular
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës./real-news.tv

